Banorët që preken nga projekti i ‘Unazës së Madhe’ i kanë dërguar një peticion kryeprokurores Arta Marku. Ata i shprehin asaj shqetësimin për vendimin që qeveria dhe bashkia ka marrë, ndërsa i karkojnë asaj ndërprerjen e punimeve.
Banorët e Unazës së re kanë firmosur mbrëmjen e sotme një peticion të cilin do ja dërgojnë Prokurores së përgjithshme Të përkohshme, Arta Marku.
Në këtë peticion banorët i kërkojnë Markut që të rrëzohet vendimi i qeverisë dhe të ndërpriten menjëherë punimet e nisura nga ARRSH dhe Bashkia e Tiranës në Unazën e Re.
Ndërkohë banorët i kërkojnë prokurores që të nisë së më parë hetimet për dhunën e shtruar ndaj protestuesve dhe të lirohen sa më parë dy protestuesit e burgosur.