VIDO/ U shpall i pafajshëm pas 25 vitesh burg, shikoni reagimin prekës i të dënuarit

Daniel Villegas u shpall i pafajshëm më 6 tetor të këtij viti dhe në videot e publikuara në internet, mund të shihet sesi ai nuk i mbante dot lotët ndërsa priste verdiktin.

Juria që përbëhej nga shtatë gra dhe pesë burra e shqyrtoi rastin rreth nëntë orë para se të merrnin vendimin e tyre.

Vendimi përfundoi një sagë 25-vjeçare që përfshinte tri gjykime dhe shumë apele.

Avokati i tij, Joe Spencer u shpreh:

Unë jam mirënjohës për Danielin dhe familjen e tij. Unë nuk mund as ta imagjinoj se çfarë kanë hequr ai dhe familja e tij gjatë gjithë këtyre viteve.”
Villegas qau ndërkohë që priste njoftimin dhe më pas u rrëzua në gjunjë kur më në fund u shpall i pafajshëm.

Familja dhe mbështetësit e tij, të cilët mbushën sallën e gjyqit, shpërthyen në duartrokitje. Villegas, akuzohej për një vrasje të dyfishtë. Momentin e reagimit mund ta gjeni në minutën e dytë e në vazhdim

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *