VIDEO/ Pritja që po bën xhiron e internetit, shikoni si e ndal Strakosha turkun Çalhanoglu

U mbyll në barazim 1-1 supersfida mes Lacios dhe Milanit e vlefshme për javën e 13-të të Serisë A. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Keisi, ndërkohë që kryeqytetasit barazuan rezultatin në fundin e ndeshjes me anë të Korreas.

Një meritë të madhe për këtë rezultat pozitiv të lacialëve ka edhe portieri i Kombëtares shqiptare Thomas Strakosha.

Në minutën e 15-të, gardiani 23-vjeçar i mohoi një gol të sigurt turkut Çalhanoglu, i cili gjuajti bukur i vetëm në zonë, por Strakosha tregoi reflekset duke e devijuar topin, i cili më pas u përplas në shtyllë.

Kjopritje e shqiptarit po bënë bujë dhe në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar vlerësimet ndaj portierit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here