Tragjike, po shkonte për të marrë ndihma, shqiptari humb jetën papritur

Një shqiptar ka humbur jetën në komunën italiane Cairo Montenotte në Savona. Pasditen e djeshme, 83-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, humbi jetën në rrugën “Giuseppe Mazzini”.

Siç raportohet nga mediat italiane, ai ishte duke shkuar për të marrë një pako me veshje te Caritas-i (organizatë bamirësie) kur ra në tokë dhe humbu jetën.

Dyshimet janë se ka pësuar një infarkt, megjithatë një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here