Sarandë/  Kapen 32 kg kanabis, tre në pranga

Pas kontrolleve të befasishme të policisë në lagjen nr.4 të qytetit konstatohet se një mjet tip “BMW X5” drejtuar nga shtetasi E.K, në pjesën e bagazhit u gjet një sasi prej 32 kg lënde narkotike.

Policia çoi në pranga tre shtetas, përkatësisht S. Ç., 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë, A. P., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje) si dhe E. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMË X5).

U bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • një automjet tip BMË
  • një automjet tip Mercedes Benz
  • 5 aparatë telefonikë celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here