Rita Ora më krenare se kurrë: Në shtëpinë time flitet vetëm shqip

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora ka dhënë një intervistë për revistën prestigjoze britanike “Stylist”, ku është shprehur gjerësisht rreth origjinës së saj.

Këngëtarja është shprehur se në shtëpinë e saj flet shqip dhe se nuk ka fjalë të përshkruaj se sa krenare është që vjen nga Kosova.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen time. Në fillim të vitit kam performuar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte përvojë e pabesueshme, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”.

Ajo gjithashtu është pyetur ndër të tjera nëse në shtëpi flet shqip dhe këngëtarja ka treguar se për familjen e saj është shumë e rëndësishme që të flitet shqip.

“Po, është shumë e rëndësishme që ne të flasim shqip”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here