Përfundon procesi zgjedhor në Gjirokastër, ja kush është kreu i ri i PD (Foto+Emri)

Ka përfunduar procesi zgjedhor në PD e Gjirokastrës ku kandidat për kreun e kësaj dege kanë qenë Dasho Aliko dhe Gjergji Dudi. Në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë 255 delegatë të zgjedhur nga të tre njësitë vendore Bashkia Gjirokastër, Bashkia Libohovë dhe Bashkia Dropull.

Pas procesit të votimit që zgjati dy orë, në fund janë numëruar fletët e votimit ku Dasho Aliko ka dalë fitues me 166 vota kundrejt 76 vota të Gjergji Dudit ndërkohë që janë konstatuar 13 vota të pavlefshme.

Procesin zgjedhor të PD, e ka monitoruar dhe ndjekur nga afër deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu.

Dasho Aliko zëvendëson në këtë post, Roland Bejkon i cili e ka drejtuar këtë degë për katër vite.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *