Ndërron jetë kryetari i Komunës së Dibrës

Ruzhdi Lata, kryear i komunës së Dibrës në Maqedoni ka ndërruar jetë të shtunën. Ai ishte 65 vjeç, ndërsa ushtronte mandatin e dytë të kreut të Dibrës së Madhe. Ende nuk ka njoftime zyrtare mbi shkakun e vdekjes, por një pjesë e shtypit shkruan se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Zoti Lata më parë ka qenë myfti i Dibrës. Kishte mbaruar medresenë “Alaudin” në Prishtinë dhe studimet në Fakultetin e Filologjisë, dega e Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës. Po në Prishtinë mori titullin Magjistër i Shkencave të Filologjisë.

Ruzhdi Lata vendosi ta provojë veten në politikë dhe në vitin 2013 garoi dhe fitoi zgjedhjet vendore në Dibër, si përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim. Vitin e kaluar ai e fitoi edhe mandatin e dytë për kryetar të komunës së Dibrës në Maqedoni/VOA

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *