“Na 500 mijë lekë dhe aborto”, Julindën e braktis familja dhe i dashuri: Nuk është fëmija im

Julinda po kalon periudhën më të vështirë të jetës së saj në momentin që s’ka shumë kohë që është bërë nënë. Ajo ishte 5 muajshe shtatzënë kur i dashuri e ka braktisur pasi pretendon se nuk është ai i ati i fëmijës. Julinda sot e ka lindur vajzën dhe jeton bashkë me të, por ka thirrur të motrën në rubrikën “Shihemi në gjyq”, pasi kërkon ndihmë prej saj, që ta përkrahë me strehim dhe në rritjen e fëmijës, pasi ajo vetë nuk ka ku të mbështetet më.

“Problemi i madh që më ka sjellë mua sot këtu është babai i fëmijës tim. Ai na ka braktisur të dyjave dhe mua mu mbyll çdo derë. Dera e vetme ka qenë ajo e motrës sime dhe kjo nuk më përgjigjet më sepse më thotë vazhdo kërko drejtësi aty ku është për të kërkuar. Por unë jam e vetme nuk kam ku të kërkoj drejtësi,”- tha ajo.

Më pas Julinda tregoi se si u njoh me të dashurin e saj.

“Kisha një dyqan parukiere në Librazhd, rrija tek motra, pasi prindërit ishin shumë larg. Ai djali është nga fshati i motrës. Aty u njoha me të, u lidhëm dhe kur doja ti tregoja motrës, ai më tha që mos i trego. Duro, do i bëjmë gjërat familjare. Nga ai moment kam ndenjur 1 vit e gjysmë lidhje. Pjesa më e madhe e fisit të tij më njihte, dilja për kafe,”- përfundoi e reja.

Më pas, motra e saj Blerina tha se në atë vend nuk duhet të ishte ajo, por babai I fëmijës dhe të përballej me përgjegjësinë.

“Ku ta sjell unë atë, ti e di shumë mirë që nuk më përgjigjet as telefonave. Ata mua më kërcënojnë më çojnë mesazhe që mos ja përmend emrin fare,”- tregoi Julinda më tej.

Biseda mes motrave

Blerina: Motra ime jetonte në fshat dhe nuk kishte shumë të ardhme. E mora në qytet dhe i thashë që meqenëse kishte një diplomë për parukeri, hajde hap një dyqan që edhe ti të mendosh për të ardhmen.

Julida Sula: Pse unë doja të shkonte kështu? Unë nuk e dija, ai mua me premtoi shumë gjëra. Ti i ke dëgjuar shumë mirë kërcënimet, ku të shkoj me një fëmijë të vogël?

Blerina: Unë jam një grua e ve, kam dy fëmijë. Nuk kam të ardhura, 54 mijë Lek u marr fëmijëve, tani të ngarkohem me motrën time. Dua ta ndihmoj sa më shumë, por nuk kam mundësi. Kërkoji shtetit.

Julida Sula: Dua të më japësh një dorë, sa të bëj gjyqin. Kam shkuar tek Bashkia e Librazhdit të regjistrohem si e pastrehë, por asnjë Lekë nuk më ka dhënë. Në momentin kur familja e tij mori vesh se unë isha 4 muajsh shtatzënë i ati Kujtimi më ka ardhur në shpi dhe më tha ja ku ke 500 mijë Lekë dhe hiq fëmijën. Që nga ai moment ai nuk ma hapi më telefonin. Babai i fëmijës pretendon që nuk është babai i fëmijës, por unë jam shumë e pastër dhe nëse fëmija nuk do ishte i tij, nuk do dilja këtu.

Blerina: Unë që sot, le ta dëgjojnë të gjithë, e le këtu motrën. Jam një grua e pamundur, me dy fëmijë. Le të rrijë këtu, nuk kam ku ta përplas, mbajeni ju. Nuk kemi më lek për rrugë. Hape çantën kemi vetëm 5 mijë Lekë me vete. Kam fëmijët pa bukë në shtëpi. Pse të mbaj unë përgjegjësinë. Unë kam borxhe, i kam fëmijët rrugëve. Jam shumë e rënduar, aman më ndihmoni, nuk kam ku të përplasem.

Pas këtij diskutimi të gjatë, Eni Çbani i premtoi Julindës se do ta ndihmont eme procesin e gjyqit, në mënyrë që analiza e ADN-së të tregojë të vërtetën e atësisë, dhe se nuk do të ketë vajzë pa baba!

Julinda dhe motra e saj Blerina

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here