Një nga personat që ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rendë që ndodhi në Bllok, në datën 4 tetor, është vetëdoëzuar në Polici. Sipas informacioneve mësohet se Ajaks Boshnjaku është vetëdorëzuar sot, i shoqëruar nga avokatët e tij.
Dorëzimi ka qenë vullnetar, në momentin që ai ka marrë vesh se ka qenë i kërkuar për ngjarjen e Bllokut
Ajaks Boshnjaku rezulton se ka pasur lidhje miqësore e Ervin Matës, partnerit të këngëtares së njohur Elvana Gjata.
Kush është Ajaks Boshnjaku?
Ajaks Boshnjaku, një emër i padëgjuar para ngjarjen që ndodhi në ish-Bllok. Urdhër arresti për të u firmos nga prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, pasi ka dyshime të jetë i përfshirë në krimin që tronditi kryeqytetin.
Boshnjaku është mik me të dashurin e Elvana Gjatës, Ervin Matën, i shpallur në kërkim për masakrën e 4 tetorit.
Nga hetimet rezulton se Boshnjaku ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato.