Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme ti japin lirinë 10 nga 11 personate arrestuar në protestën te parlamenti.Në seancë u vendos “arrest me burg” vetëm për një prej të arrestuarve. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Dorjan Protoduarin, i cili u arrestua në Spitalin e Traumës, ndërsa vizitonte nënën e tij të lënduar gjatë protestës
Vendimi erdhi pasi trupi gjykues ka dëgjuar prokurorin dhe të arrestuarit me avokatët e tyre.
DETYRIM PARAQITJE
1. Fluturim Goleci,
2. Amarildo Sinanaj,
3. Marsel Velillari,
4. Ruzhdi Daci
5. Shpati Bilbilajn,
6. Erald Muçaj,
7. Ali Nalic,
8. Alban Ahmetcenaj
9. Paolo Ahmetcenaj
10. Lulzim Dozhanin
ARREST ME BURG
11. Dorjan Protoduari
Seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, Qindra efektivë policie me dhe pa uniformë kanë qenë brenda dhe jashtë Gjykatës ku po zhvillohej njëkohësisht protesa e familjarëve të tyre dhe banorëve të tjerë të Unazës së Re.
Në seancë kanë marrë pjesë edhe deputetët e opozitës, të cilët fillimisht kanë debatuar me policinë pasi nuk ka pranuar t’i lejojë. Por më pas ata kanë hyrë në seancën për masën e sigurisë.