Paris Saint Germain është në një planet tjetër në kampionatin francez ku ka arritur 13 fitore në po kaq ndeshje, dhe është shkëputur plot 15 pikë pas 14 javësh nga vendi i dytë.
Teksa në Serie A, Juventus gjithashtu është në një formë të shkëlqyer ku ka arritur 12 fitore dhe vetëm një barazim .
Ndërsa Barcelona edhe pse në një sezon shumë të dobët ku ka vetëm 25 pikë në 13 ndeshje është sërish në vendin e parë në La Liga duke parë që edhe ekipet e tjera kanë bërë shumë hapa fals.
Përveç të qenit në krye, këto ekipe kanë edhe një të përbashkët, ata kanë shënuar të paktën një gol në të gjitha sfidat e luajtura, dhe janë të vetmet në 5 ligat kryesore në Europë.