Një tjetër i ndaluar gjatë protestës së Astirit, Dorjan Protoduari është shprehur i pakënaqur me ndalimin që i bëri policia, pak pas protestës së dhunshme para Kuvendit. Protuari tha se ai është arrestuar gjatë kohës që po vizitonte nënën e tij te Spitali Ushtarak dhe gjatë gjithë kohës ka qenë i lidhur me pranga.
“Jam arrestuar ne ushtarak duke vizituar nenen time kam qene gjithe kohe i lidhur me pranga”, është shprehur ai. Ndërkohë avokati i tij e ka cilësuar arrestimin e tij të paligjshëm.