Një apartament përfshihet nga flakët në qytetin e Elbasanit.
Zjarri është vënë nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës, ndërkohë nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkak për përfshirjen nga flakët dyshohet të ketë qenë soba e gatimit e cila ishte harruar ndezur nga familjarët.
Mësohet se brenda banesës nuk ka pasur familjarë në momentin e rënies së zjarrit.