Gjendet i pajetë një i burgosur shqiptar në qelinë e burgut në Greqi.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një të dënuar 35-vjeç, indetiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Ai u gjet i pajetë në burgut të Tirakalsë këtë mëngjes.
Sipas medias greke, gardianët kanë dyshuar pasi shqiptari nuk u është përgjigjur thirrjeve të tyre. Pas verifikimit, shqiptari u gjet pa shenja jete në shtratin e tij.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij dhe deri tani nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga institucioni i burgjeve greke, lidhur me ngjarjen.