Goxhaj shpërthen ndaj Avokates së Popullit, ja përse u dënua Dorian Protoduari

Avokati i njohur, Altin Goxhaj, teksa ka komentuar protestën e banorëve të “Astirit”, që sipas tij është tejet e ligjshme dhe me kërkesa të ligjshme, u ndal edhe tek dënimi i Dorian Protoduarit, i cili akuzohet për organizm të tubimeve të paligjshme.

Sipas tij, Protoduari është kryetari real i opozitës, pasi i ka dalë për zot protestës edhe pse ai e ka çertifikatën e pronësisë.

“Dorian Protoduari, është kryetari real i opozitës shqiptare që i ka dalë për zot protestës. Ai ka çertifikatën e pronësisë, por ai del. Sepse ata shohin interesin e të gjithëve e jo atë personal. Familja e tij është familje e vërtetë franceze. Një familje protestuese”, – tha ndër të tjera Protoduari.

Më tej ai sulmoi Avokaten e Popullit, pasi sipas tij, ajo nuk mbron interesat e qytetarëve, pavarësisht fakteve që ka para syve.

“Ajo nuk është Avokatja e Popullit, ajo është avokatja e Lulit, pasi ai e vendosi aty dhe nuk mbron të drejtat e qytetarëve.

Unë kam qenë para zyrës së Avokates së Popullit, ku kam shfaqur një tabelë me 6 prova për shkeljet në protestë, por Avokatja e Popullit nuk bën asgjë.

Ke rastin e Kukësit, ku Avokatja e Popullit, jo vetëm që nuk veproi për parregullsitë e konstatuara, por fshehu e provat.

Kemi një sërë dhunimesh të të drejtave ku u shkelën në protestë, por Avokatja nuk nisi asnjë hetim. Një fëmijë mbeti në mes të rrugës pa prindërit që u arrestuan, një 17-vjeçar u dhunua, kemi qytetarë me shenja në trup, por sërish Avokatja e Lulit dhe asnjë Lulzims i zyrës së saj nuk hetoi për këto raste”, – tha Goxhaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *