Gjendet i mbytur në pus 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është gjetur i mbytur në pus.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjonas, Lushnjë, ku sipas Policisë Vendore, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin para banesës, D. S., 35 vjeç. Të njëjta burime saktësojnë se nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndaj tij, që sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga probleme mendore.

Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 24. 11. 2018, në fshatin Gjonas, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin para banesës, shtetasi D. S., vjeç 35. Nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga probleme mendore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here