DETAJET/ Niveli i alkoolit shumë mbi normën e lejuar, ja ku u arrestua Alban Hoxha

Pas lajmit të bujshëm për arrestimin e portierit të Partizanit, Alban Hoxhës, nga Partizani, vijë edhe detaje të reja.

Ai është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe pritet të dalë për masë sigurie në Gjykatë ditën e martë, për të mësuar nëse do të qëndrojë në paraburgim apo do të lirohet.

Në testin e alkoolit, Alban Hoxha ka rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.

Ja edhe njoftimi i Policisë, për arrestimin e Alban Hoxhës, i cili është kapur në rrugën “George W Bush”, gjendur pranë Parlamentit, dhe gjendet në Komisariatin 1.

Njoftimi i Policisë

Tiranë

Policia Rrugore arreston në flagrancë tre shtetas për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. A., 25, vjeç banues në Tiranë, pasi në rrugën “Isuf Elezi”, u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

– L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

– A. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “George W Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *