Dëshmia në gjyq: Mua e gruan na hoqën zvarrë, djali mbeti rrugëve

Një prej personave të arrestuar pas protestës para parlamentit që pret të lërë sot qelinë është dhe Lulzim Dozhlani, 45 vjeç. Ai u ndalua ditën e protestës bashkë me gruan e tij Erjonën, e cila u lirua në mbrëmje për t’u ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

Ndërkohë në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë, 45-vjeçari Dozhani tha se bashkë me gruan i kanë tërhequr zvarrë nëpër komisariate dhe djali ka mbetur rrugëve.

“Jam arrestuar me gjithë gruan time. Nuk shkoja dot të merrja djalin 7 vjeç nga shkolla. Ne na kanë çuar në komisariat. Nuk na kanë lënë të komunikojmë me askënd. Djali ka shkuar në shkollë, e ka gjetur shtëpinë mbyllur, ka pasur frikë e ftohtë. Është ushqyer tek komshinjtë ne na kanë tërhequr zvarrë nëpër komisariate e burgje”, tha Dozhani.

Prokuroria ka kërkuar “detyrim paraqitje” për 45-vjeçarin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here