Ish-kryenegociatori serb për Kosovën, Borko Stefanoviç është sulmuar në Krushevç të Serbisë nga një grup djemsh të veshur me të zeza.
Stefanoviç u shpreh para mediave serbe se se fillimisht agresorët I thanë “Natën e mirë” dhe më pas e sulmuan duke e lënë pa ndjenja.
“Shkova te dera dhe një grup djemsh me kapuça të zinj dhe me rroba të errëta më dhunuan. Më thanë ‘Natën e mirë’ dhe pasi thanë këtë gjë mora goditjen në kokë. Pastaj nuk mbaj mend më gjë.”
Sipas mediave serbe për plagosjen e tij, janë arrestuar tre persona, ndëkohë që mbi ngjarjen ka reaguar edhe Vuçiç, që u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë menjëherë.