Shpërndahen banorët e Astirit/ Pas Kuvendit, ja ku do ta zhvendosin protestën nesër

Banorët e Astirit për 21 ditë rresht vazhdojnë protestën e tyre në mbrojtje të banesave dhe bizneseve të tyre që preken nga projekti i Unazës së Re.

Ata mbeten të vendosur se “pa marrë dëmshpërblimin, nuk lirojnë shtëpitë e tyre”. Ndërkohë ditën e nesërme protesta e tyre do të zhvendoset tek Gjykata e Tiranës.

Ata kërkojnë lirimin e djemve dhe vajzave të tyrë të cilët u arrestuan nga policia pas protestës para Kuvendit e cila degjeneroi në dhunë.

“Nesër në orën 11 tek gjykata të gjithë”, u shprehën banorët. “Atje do të kakohemi të gjithë”, shtuan ata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here