Kapet dhe arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Shërbimet e D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin shqiptar: Besnik Bungaja (alias Besnik Leka, alias Astrit Leka), 42 vjeç, banues në Tiranë.
“Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale ‘Pjesëmarrje në grupe kriminale’ dhe ‘Shfrytëzim prostitucioni’, parashikuar nga nenet 81, 110, 3, nr.4, 5, 6, 7, y, 8 neni 75/58, neni 600 të Kodit Penal Italian. Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit”, thuhet ne njoftimin zyrtar te policise Tirane.