Ndahen Ronela Hajati dhe Young Zerka, reperi bën deklaratën shokuese

Lidhja e Ronela Hajatit ka qenë ndër më të komentuarat në media e rrjete sociale pavarësisht se dyshja nuk e konfirmoi kurrë se ishin bashkë. Ronela është shprehur se dëshiron që publiku ta njohë vetëm nëpërmjet muzikës dhe nuk dëshiron që të flasë për jetën private ndërsa Zerka nuk i ka kursyer deklaratat ku vetëm pak kohë më parë ai u shpreh se ‘dashuria është e bukur’.

Kësaj here ka qenë sërish Zerka që me deklaratën e tij ka bërë të përflitet se ai dhe Ronela janë ndarë. I pyetur nga “Thumb”, Zerka është shprehur se është single. “Në kërkim të shpirtit të lirë”, ka thënë reperi duke i shtuar edhe më shumë dyshimet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here