‘Më ra goja, kjo të marrë fund’, Rama porosi të prerë për policinë: Të mos ketë më…

Kryeministri Edi Rama, teksa ka garantuar mbështetje të plotë për Policinë e Shtetit ka deklaruar sot prerë se duhet të finalizohet më urgjencë reforma e shërbimit lidhur me gjobat për drejtuesit e mjeteve.

Ai ka theksuar se duhet të marrë fund ndalimi i drejtuesve të mjeteve nga efektivët me letra bakalli dhe marrja e patentave për t’i drejtuar më pas në komisione, që i ka cilësuar si komisionet e korrupsionit.

“Monitorimi i rrugëve, kamerat në të gjitha akset kryesore dhe rezultat për një reformë që më ra goja, të shërbimit lidhur me gjobat, nuk mund të vazhdojë policia me letra bakalli duke ndaluar njerëzit rrugëve dhe duke marrë shënim edhe biografinë kur vë gjoba. Duke pasur dhe kamerat duhet të garantojmë që teknologjia ta bëjë këtë punë jo policë që rrinë të fshehur dhe dalin me tabelë dhe e vënë trupën në pozitë qesharake. Janë krijuar bazat e kësaj pune, tani kjo do të finalizohet. Kjo punë duhet finalizuar dhe komisionet, që janë komisionet korrupsioni duhet të marrin fund, duhet të marrin fund marrja e pasaportave dhe patentave dhe pastaj u thonë njerëzve paraqitu në komision këtu, atje dhe pastaj flasim rrugës. Kjo duhet të marrë fund”- tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here