Juventus, skuadra më e mirë e Europës: Statistika që kalon PSG, Barcelona e City

Paulo Dybala Juventus celebrates after scoring Esultanza Gol Torino 26-09-2018 Allianz Stadium Football Calcio Serie A 2018/2019 Juventus - Bologna Foto OnePlusNine / Insidefoto

Juventus e ka dominuar dukshëm futbollin italian në dekadën e fundit, por edhe pse bën cudi, ka një detaj që tregon se bardhezinjtë janë jo vetëm në majën e Serie A, por edhe kryesues në Europë, shumë mbi skuadra prestigjoze si Barcellona apo Manchester City. Që kur tekniku Massimiliano Allegri është ulur në pankinën bardhezi (vera e 2014), në fakt, ka fituar shifrën rekord të 398 pikëve, askush nuk ka qenë i aftë të bëjë më mirë, madje as Psg që dominon prej 9 vjetësh Ligue 1 (e njëjta kuotë pikësh, por me një ndeshje më shumëe me një titull më pak).

Numra që të bëjnë cudi e, që, nëse nga njëra anë vënë pikëpyetje mbi kualitetin e përgjithshëm të Serie A, nga ana tjetër dëshmojë fuqinë e një prej Juventus më të fortë të të gjitha kohërave, që për tu futur përfundimisht tek legjendat i mungon vetëm triumfi në Champions League.

Në verën e katër viteve më parë, Spal drejtohej nga Brevi dhe debutonte në të sapokrijuarën Lega Pro, duke humbur në shtëpi kundër Pontedera, sot luan në Serie A, në pankinë është Semplici, e përgatitet të përballojë skuadrën më të fortë të Europës, që në rast suksesi do të kalonte barrierën 400 pikë, duke vijuar të bëjë startin më të mirë të historisë në një kampionat (11 fitore në 12 javë me mesatare 2,8 pikë për ndeshje).

KLASIFIKIMI

JUVENTUS 398
PSG 398
BARCELLONA 392
REAL MADRID 371
MANCHESTER CITY 355
BAYERN MONACO 353
NAPOLI 350
ATLETICO MADRID 346
ROMA 333
CHELSEA 328

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here