Ish-kryeministri Sali Berisha ka dale sot me nje tjeter denoncim, kete radhe duke permendur emrin e nje deputeti te PS-se, qe sipas tij, eshte perfshire direkt ne aferen per nxjerrjen nga burgu te baxhanakut dhe kusheririt te pare, te arrestuar nga policia pas nje aksioni ne Doganen e Qafe Thanes, per kontrabande gomash te perdorura.
“Deputeti Ilir Xhangolli ndenji plot 2 dite ne Korce deri sa i nxorri nga burgu, hollesirat kuptohen. Dhe per te mos mjaftuar kjo e shoqja e ketij doganieri qe u la e lire eshte kunata e z. Xhangolli dhe quhet Elisaveta Hila dhe nuk po le njeri pa vjedhur”– shkruan mes te tjerash Berisha, duke iu referuar nje mesazhi qe i ka mberritur.
Postimi i Berishes:
Per narkopushtetaret ligji nuk ekziston!
Narkodeputeti me ndihmen e Kallam krye, krye Kreut, liron baxhanakun dhe kushon e pare. Per narkopushtetaret e organizates kriminale Rilindja nuk ka ligje. sb
Mirmbrema doktor! Duke dashur te ngelem anonim desha te te ve ne dijeni qe nga te arrestuarit e Doganes se Qaf-Thanes vetem para pak ditesh per kapje te nje kamioni me Goma cuditerisht Baxhanaku me emrin Stefan Hila dhe Kushuriri i pare me mbiemrin Kodra te dy njerez te Dep. Ilir Xhangolli cuditerisht dije dolen nga burgu dhe u lane te hetohen ne gjendje te lire ndersa 2 te tjeret qe nuk e kane fare e fis direkt Dep. Xhangolli u lane ne burg. Dhe kjo jo rastesisht pasi z.Dep. ndenji plot 2 dite ne Korce deri sa i nxorri nga burgu, hollesirat kuptohen.
Dhe per te mos mjaftuar kjo e shoqja e ketij doganieri qe u la e lire eshte kunata e z. Xhangolli dhe quhet Elisaveta Hila dhe nuk po le njeri pa vjedhur si farmaciste por edhe personel poshte saj ajo eshte ne krye te ISKSH Pogradec dhe kercenon cdo dite kedo qe nuk i pergjiget ka dale jashte kontrollit dhe nuk i hyn gjemb ne kembe. Po ku dreqin po shkon ky vend kshu.
Ceshte ai palo gjykates qe ben kesi gjerash kaq hapur dhe nuk i hyn gje ne kembe?! Jemi aq te irrituar sa vetem Shqiptare nuk na duket vetja pasi nuk trajtohemi njelloj po te shkelim ligjin. Flm nqs e poston ti degjojne edhe te tjeret bemat e ketyre te poshterve.