FOTO/ Në këtë fshat të SHBA dielli s’do të lind më deri vitin tjetër

Netët e dimrit po vijnë dhe do të jenë këtu për një kohë, që do të thotë se tashmë veçse jemi përshëndetur me dritën e diellit prej orës 4 pasdite.

Për fat të mirë, ne nuk do të mbesim krejtësisht në errësirë dhe ende do të kemi disa orë me diell përgjatë ditës.

Por, kështu nuk do ta ketë fatin një fshat në Alaskë, i cili nuk do ta shoh dritën e diellit deri vitin tjetër, më 23 janar.

Utqiagvik, në Alaskën veriore, pati lindjen e fundit të diellit të dielën, më 18 nëntor, dhe tani pritet të mbesë 65 ditë në errësirë totale. Fshati nuk do ta shoh dritën e diellit deri më 23 janar për shkak të të ashtuquajturës “nata polare”.

Kjo për shkak se, sipas The Weather Channel, dielli nuk lind në veri të Qarkut të Arktikut prej mesit të nëntorit deri në fund të janarit, për shkak të vendosjes në pozitë të pjerrtë të Tokës karshi diellit.

Image

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *