FOTO/ I thanë që e ke tepruar, Albërie Hadërgjonaj godet sërish me look-un e saj

Ajo është një nga femrat më joshëse të skenës shqiptare dhe vazhdon të jetë në formë edhe pse është bërë gjyshe.

Behët fjalë për Albërie Hadërgjonaj, këngëtaren e suksesshme e cila edhe pse ka më shumë se 25 vjet në skenë ka treguar gjithmonë se do të jetë pjesë e saj.

Së fundmi, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me look-un e ri shumë të veçantë, të cilin e publikoi në Instastory.

Image

Teksa po përgatitej për xhirimet e klipit të ri, Albëria shfaqej e veshur me një fustan me temina blu, flokë të gjata të zeza dhe lente blu në sy.

Mirëpo, fansat e kanë kryqëzuar këngëtaren në komente, duke i thënë se e ka tepruar me look-un e ri.

Albëria ka reaguar pas fjalëve të fansave duke bllokuar komentet në foto, ndërsa ditën e sotme ka marrë vendimin e papritur që të ndryshojë sërish pamjen e saj.

Në foton e publikuar në Instastory, Albëria shfaqet me baluke mbi ballë dhe flokët me gjatësi më të shkurtër.

Image

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *