“Është fans i imi?” – Adelina Tahiri s’e njohu Olti Currin, gazetari s’e kursen përgjigjen thumbuese

Një debat “Virtual” me thumbime të njëpasnjëshme ka nisur mes këngëtares Adelina Tahiri dhe gazetarit shqiptar Olti Curri.

Ishte Olti që ditë më parë, në një faqe shqiptare në Instagram la një koment “thumbues” për Adelina Tahirin, e cila kishte publikuar një fotografi me bashkëshortin, gjë që ajo e bën tepër rrallë.

“Kush është bashkëshorti këtu?”, kishte shkruar Olti me ironi, duke supozuar se Adelina Tahiri nuk dallohej nga burri i saj sa i përket pamjes.

Kush është ky? Ndonjë fans? Apo do që të bëjë emër në krah të të tjerëve? S’e njoh, kam fansa shumë. Shumë dashuri për të”, ka thënë Adelina Tahiri në përgjigjen e saj .

Ndërsa përgjigja e Oltit nuk ka vonuar. Gazetari sërish e ka thumbuar këngëtaren duke e krahasuar me artistin bullgar Azizin i cili është i njohur për stilin kontrovers dhe paraqitjet bizare publike.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *