Ekipi kuqezi arriti një fitore të rëndësishmë kundër Uellsit, 1:0. Mes lojtarëve më të dalluar ishte edhe mbrojtësi Ardian Ismajli, i bashkuar rishtazi me Kombëtaren.
22-vjeçari që aktivizohet me skuadrën e Hajdukut të Splitit ka treguar për mediat kroate se nuk e kishte aspak të vështirë të markonte yllin e Realit të Madridit, Garet Bejli.
“E futëm në xhep Bejlin dhe jam ilumtur. Kam luajtur mirë. Këto janë momentet më të mira të karrierës sime. Falenderoj Zotin për durimin. Besimi më ndihmoi të përkushtohem dhe punoj për periudhën e vështirë ku nuk isha as në pankinë. Kur erdhi trajneri Vuliç gjërat ndryshuan dhe më dha besim. Panuçi ishte ai që insistoi që të zgjidhja Shqipërinë” shprehet 22 vjeçari.
Ish-kapiteni i Kosovës U21 nuk është penduar që nuk luajti me përfaqësuesen më të re në europë, duke shtuar se dy vendet janë një komb.