Aksident i rëndë në punë, 48-vjeçari mbërrin në spital me dëmtine në krah

Nje punetor i ndermarrjes se naften ne fshatin Amonicë, Vlorë ka pesuar aksident teksa ka qene ne pune e siper. Ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia, thuhet se ai ka demtuar me mjet preres njerin krah dhe eshte derguar me urgjence per ne spital.

Informacioni paraprak

Më datë 24.11.2018, rreth orës 11:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar shtetasi A.G, 48 vjeç, banues në Patos, Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka dëmtuar rëndë me mjet prerës njërin krah duke punuar në ndërmarrjen e naftës në fshatin Amonicë, Vlorë.

Po kryhen hetimet e mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here