Në dhjetor të vitit 2016 është vrarë ambasadori rus në Ankara, dhe për këtë sulm janë akuzuar plot 28 persona.
Andrei Karlovi u qëllua për vdekje nga një polic, ndërsa po mbante një fjalim në hapje të një ekspozite në Ankara, polici nuk ishte në detyrë.
Ndërsa hapi zjarr personi i armatosur bërtiti “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) si dhe,”mos harroni Alepon!” duke iu referuar me sa duket përfshirjes së Rusisë në Siri. Ai u qëllua për vdekje nga policia në vendngjarje.
Presidenti Tayyip Erdogan ka thënë se lëvizja e Gylenit qëndron pas vrasjes, një akuzë që kleriku e ka mohuar.
Erdogan fajëson gjithashtu rrjetin e klerikut si organizatorë të një puçi ushtarak në korrik të 2016-s. Gulen, i cili jeton në mërgim të vetëshpallur në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999, e kanë dënuar grushtin e shtetit dhe kanë mohuar çdo përfshirje.
Autoritetet akuzuan Fethullah Gulen-in dhe 27 persona të tjerë për përpjekje me qëllim “përmbysjen e rendit kushtetues, duke qenë anëtarë të një organizate terroriste, si dhe për vrasje me paramendim”, njoftoi agjencia Anadolu.
Prokurorët thanë se nëpërmjet vrasjes, organizata e Gylenit po përpiqej të prishte marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë.
Por ndërsa ndodhi vrasja e ambasadorit rus, lidhjet mes të dy vende ishin të tensionuara për shkak se Turqia kishte rrëzuar një aeroplan lufte rus mbi Siri një vit më parë.
Pas vrasjes, lidhjet mes Ankarasë dheMoskës janë përmirësur në mënyrë të qëndrueshme.