FOTO/ Dënohet shqiptari, kultivoi kanabis në Britani për të ndihmuar familjen. Emri

Një shqiptar, emigrant ilegal në Britani, krijoi një fermë kanabisi në ambiente të mbyllura në mënyrë që të dërgonte paratë për familjen e tij në Shqipëri.

Ergis Kuçi, 19 vjeç, ishte i vetmi banues i shtëpisë me tarracë në Horden, kur policia u thirr të hënën e 16 korrikut të këtij viti.  Policia gjeti 120 bimë kanabisi brenda ambientit, thuajse e pjekur si dhe 50 rrënjë të tjera në hapësirën e papafingos, ndërsa energjia elektrike vidhej. Në Gjykatën e Durhamit u dëgjua se operacioni i kultivimit të drogës ishte i sofisitikuar, me sisteme ngrohjeje, ndriçimi dhe ujitjeje.

Vlera e kanabisit kap shifrën midis 21,850 dhe 31,450 paund.

Kur u intervistua, Kuçi i tha policisë se ishte shqiptar, i cili erdhi në Britani të Madhe në një kamion nga Franca. Ai deklaroi se fillimisht kishte punuar si lavazhier në zonën e Ëalthamstoë të Londrës. Ai tha se ishte rekrutuar nga një grup burrash pakistanezë, për të siguruar para dhe për t’ua dërguar familjes në Shqipëri. Hetuesi Shaun Dryden tha se Kuçi pretendonte se ishte sjellë në veri nëpërmjet trenit nga dy burrat pakistanezë katër muaj më parë,  të cilët më pas e çuan në shtëpinë për të rritur kanabisin. Ai tha se atij iu dha 2,000 sterlina kur mbërriti dhe iu tha se do të vizitohej nga burrat çdo 10 ditë.

Kuçi pranoi akuzën për prodhimin e kanabisit.

Paul Cleasby, tha se historia për bandën pakistaneze nuk mund të jetë domosdoshmërish e vërteta e plotë, pasi i pandehuri nuk ishte i gatshëm të zbulojë më shumë detaje për ata që qëndrojnë pas operacionit të kultivimit të drogës për shkak të frikës për sigurinë e familjes së tij në Shqipëri. Ai tha se i pandehuri do të dëbohet pas përfundimit të dënimit me burg, por ishte i gatshëm të kthehej në atdhe për të vazhduar kursin për mekanik.

Gjykata vendosi dënim me 20 muaj burg për të riun shqiptar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *