Flamurtari do kthesën, Partizani për të ruajtur kreun. Formacionet zyrtare

Kategoria Superiore rikthehet pas një jave pushim për shkak të angazhimit të ekipit kombëtar.

Flamurtari- Partizani është supersfida që ngre siparin e javës së 14-të.

Vlonjatët e Ilir Dajës do të kërkojnë kthesën pas rezultateve jo fort pozitive në ndeshjet e fundit. Kuqezinjtë vijnë pas humbjes minimale në Korçë, teksa më parë kishin barazuar pa gola në shtëpi ndaj Luftëtarit.

Nga ana tjetër “Demat e Kuq” janë duke kaluar një moment mjaft të mirë dhe kërkojnë vijimësinë në kampionat.

Tre fitore në 3 ndeshjet e fundit kanë bërë me krahë skuadrën e Skënder Gegës që ëndërron titullin kampion pas shumë vitesh.

Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës në orën 18:00 dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Alla, Kotobelli, Useini, Batha, Mustafa, Torasa, Kale, Bushiç

Trajner: I. Daja

Partizani: Xhika, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Mala, Asani, Mensah, Bardhi

Trajner: S. Gega

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *