Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku 92-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në lagjen “Lef Sallata” pranë vendit të quajtur “Bishti i Kalldremit”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh.L., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.