Një person i kërkuar dhe dënuar për vrasje në Itali është prangosur në Kurbin.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se, u ndalua me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, I. (A.,) M., 39 vjeç, banues në Kurbin.
Arrestimi provizor i tij u bë pasi Gjykata e Azizzes Itali, e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale ” Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen” parashikuar nga nenet 575, 577 dhe 582 të Kodit Penal Italian.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë – Seksioni për narkotikët
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, nga forcat policore të Mirditës dhe Kurbinit, janë ushtruar kontrolle me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.
Si rezultat, u ndalua me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, I. (A.,) M., 39 vjeç, banues në Kurbin.
Arrestimi provizor i tij u bë pasi Gjykata e Azizzes Itali me vendimin Nr. 1/1 datë 14. 12. 2003, e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale ” Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen” parashikuar nga nenet 575, 577 dhe 582 të Kodit Penal Italian.
Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.