Pas anulimit të testimit për gradën “Komisar” dhe “Kryekomisar”, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të tjera detaje sa vijnë e dalin në dritë, lidhur me parregullsitë në këtë proces.
Ndërsa një ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe Drejtuesja e Lartë Aida Hajnaj, janë thirrur në Prokurori për të dhënë sqarime, sot ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një denoncim, sipas të cilit, Hajnaj nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë që duhej të mblidhej Komisioni i Apelimit për Konkurrimin.
Denoncuesi shprehet se më datë 3 nëntor, ka qenë afati i fundit për tu mbledhur, por ka qenë ditë e shtunë dhe Hajnaj ka qenë jashtë vendit dhe është kthyer në Shqipëri atë datë por në orën 15:00.
Sipas tij, mbledhja ka qenë fiktive ose Drejtoreshës i është falsifikuar firma.
“Pershendetje Doktor. Me erdhi nje i njohur. E kishte kontaktuar nje polic, mik i tij, ne lidhje me anulimin me heret te testimit per gradat e policise (besoj). Anulimi qenka bere me firme te Aida Hajnaj, zvdrejtore e pergjitheshme. Por sipas ketij personi, disponon dokumentacion qe ajo ka qene jashte ne diten kur ka nenshkruar anulimin. Pra ka falsifikuar.
akti i nenshkruar ka ne tekst qe komisioni eshte mbledh me date 3.nga tims del qe eshte kthyer me date 3 ne koken e dok eshte vene data 5”, – thuhet në denoncimin e publikuar nga Berisha.
Më poshtë dokumentet sipas të cilave denoncuesi thotë se vërtetojnë pretendimet e tij.