Mbrëmjen e së dielës është arrestuar reperi i njohur me emrin Tekashi 6ix9ine, i cili tashmë rrezikon minimumi 32 vite burg dhe maksimumi burg të përjetshëm.
Sipas sikurse bëjnë të ditur mediat, prokurorët parashtruan çështjen kundër Tekashi-t dhe katër bashkëpunëtorëve të tij, ndaj të cilëve janë ngritur 17 akuza të ndryshme, përfshirë grabitje të armatosur, komplot për të kryer vrasje dhe shpërndarje droge.
Banda e rrugës Nine Trey Bloods ishte nën hetim prej të paktën 5 vitesh dhe vetëm tani u ngritën akuzat. Pjesë e kësaj bande është edhe reperi “6ix9ine”.
“Ai është pjesë e një bande të dhunshme dhe ka marrë pjesë në shumë krime”, tha një avokat amerikan.
Emri i vërtetë i reperit është Daniel Hernandez. Ai akuzohet për filmimin e një grabitje të armatosur të një anëtari të bandës rivale. Më vonë në shtëpinë e reperit u gjetën sendet e vjedhura nga ajo grabitje.
6ix9ine është akuzuar gjithashtu edhe për posedimin e një arme AR-15 dhe është përfshirë në dy shkëmbime zjarri. Avokati mbrojtës i tij thotë, se reperi ka shumë pak lidhje me bandën vetëm vitin e fundit dhe i ka përdorur anëtarët e saj për sigurinë dhe menaxhimin e tij.