Reshje dëbore, shi dhe ftohtë. Ky është parashikimi i motit për 3 ditët e ardhshme.
Sipas Meteoalb, situata nuk do të ndryshojë, por gjatë natës së sotme do të nisin reshje më të dendura shiu dhe dëbore, kryesisht në zonën verilindore.
Parashikimi i motit nga Meteoalb:
Sot gjatë natës pritet të kemi zhvillim të vranësirave duke sjellë mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu në vend.
Më të dendura reshjet e shiut do të jenë në veriperëndim, si dhe reshje dëbore në zonat malore kryesisht zona verilindore.
Kjo situatë do të vazhdoj deri të enjte ku pritet ndërprerje e reshjeve.
Përsa i përket temperaturave do të ketë rritje të lehtë dhe graduale nga dita në ditë.