Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në Udiencën, që mbajti Papa Francesku me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në krye të delegacionit të përfaqësuesve të popullit shqiptar mori pjesë në Udiencën, që mbajti Papa Francesku me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Në Udiencë morën pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medias, si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA dhe vende të tjera.
“Në harkun kohor të katër viteve të fundit, ju i jeni dedikuar tri herë vendit tim Shqipërisë”,- iu drejtua Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi , Atit të Shenjtë, Papa Franceskut. “Në vitin 2014 vizituat Shqipërinë dhe takuat nga afër popullin shqiptar. Në vitin 2016 shenjtëruat Shën Terezën e Kalkutës dhe të Shqipërisë. Dhe tani po prisni perfaqësuesit e popullit shqiptar me rastin e 550-vjetorit të Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtërimit dhe Atletit të Krishtit. Ju shpreh mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve”, -u shpreh Kryetari i Kuvendit.
“Për mua vizita në Shqipëri është e paharrueshme”,- iu drejtua z. Ruçi, Ati i Shenjtë. “Klima e respektit dhe besimit të ndërsjelltë ndërmjet katolikëve, ortodoksve e myslimanëve është një pasuri e çmueshme për vendin”,- iu drejtua
Ati i Shenjtë të pranishmëve.