Protesta te “Unaza e Re”/ Aktorët e teatrit kombëtar solidarizohen me banorët

Aktorë dhe aktivistë po protestojnë prej muajsh përpara godinës së Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar shembjen e saj. Edhe pse protestuesit kanë paralajmëruar qytetarët se mbas shembjes së teatrit, radha do u vijë shtëpive të tyre, sërish reagimi dhe pjesëmarrja në protestën e teatrit ka qenë simbolike. Koha u dha atyre të drejtë.

Gjithsesi, aktivistët për mbrojtjen e teatrit do i bashkohen nesër protestës te ‘Unaza e Re’ në shenjë solidariteti me banorët që protestojnë prej 16 ditësh kundër planit që parashikon shembjen e qindra banesave dhe bizneseve.

Lajmi për pjesëmarrjen e aktorëve është dhënë nga një prej faqeve në ‘Facebook’ që mbështet kërkesat e banorëve të “Astirit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here