Një tjetër anëtar largohet nga grupi, a po shpërbëhet Babastars?

Pas martesës, duket se lideri i Babastars, Getoar Selimi e ka lënë pas dore karrierën.

Agon Amiga ka sjellë projektin e ri muzikor “Oh Bir”, për të cilin një emision kosovar ka zbuluar se është diss për Ghetto Geasy-n.

Sipas SevenBizz, Agon Amiga ka disa fjalë kundër Getit, të cilat janë: “T’kom msu ça me vesh, t’kom msu ça me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh”.

Burimet kanë treguar se kjo këngë paralajmëron ndarjen e Agonit nga Babastars.

Kjo gjë duket e dyshimtë pasi Agon Amiga, ndryshe nga pjesëtarët e tjerë që janë larguar nga grupi vazhdon të publikojë projektet e tij në kanalin muzikor Babastars.

Ai dhe Geti janë miq të hershëm dhe janë bashkëthemelues të grupit. Mbetet për tu parë nëse do ketë një ndarje të tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here