Ibrahimovic kujton momente pikante kur ishte te Juventusi dhe tek Interi

Zlatan Ibrahimovic sigurisht që përveç gjërave të mëdha që ka bërë në futboll është shumë i njohur edhe për deklaratat e tij të fuqishme.

Së fundmi është revista “Fuorigioco” që ka nxjerrë disa fragmente nga libri biografik i suedezit.

Aty tregohet që Ibrahimovic u largua nga Juventusi kur Luciano Moggi u shpreh që suedezi ta harronte rinovimin, pasi vetë Ibra kishte thënë se ishte duke negociuar dhe më pas u la jashtë në ndeshjen ndaj Bayernit të Mynihut.

“Nuk dua të qëndroj në Torino. Nuk ka asgjë që mund të më ofrosh për të më bërë që të qëndroj”, mësohet t’i ketë thënë sulmuesi drejtuesit.

Ndërsa në lidhje me aventurën e tij tek Interi aty shkruhet: “Teksa Maxwell po mblidhte gjërat e tij, i dhashë një palë nga atletet e mia dhe i thashë: ‘Mi dërgo te Barcelona. Do të të takoj në një kohë shumë të shkurtër atje’. Të gjithë filluan të qeshnin. Mendonin se po bëja shaka. Brenda dy ditësh, Barça më ftoi në një takim zyrtar dhe pas 20 minutash isha lojtar i blaugranave”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *