Eksploziv në makinën e Drejtorit të Hekurudhave, reagon policia

Mëngjesin e sotëm një sasi lënde shpërthyese i është vendosur makinës së drejtorit të hekurudhave Ani Dyrmishi.

Ndërkaq policia në një reagim zyrtar, ka dhënë versionin e saj për ngjarjen. Policia në njoftim shkruan se sot rreth orës 8:30 në lagjen nr 4,  i është vendosur lëndë e plasëse makinës së Drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhave.

Policia thekson se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh u konstatua një pako, e dyshuar si lëndë plasëse. Në vendin ku u gjet pako, ishte parkuar mjeti tip ‘Pasat’ me targa AA 070 TP, në përdorim nga shtetasi A.D. me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave. Në momentin që ka lëvizur mjetin, ai nuk e ka konstatuar pakon e dyshimtë.

Nga konkluzionet e para të ekspertëve anti-eksploziv rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *