“Do t’i zhduk burimet”, Klodiana Lala rrëfën historinë me Fatmir Xhafajn

Gazetarja Klodiana Lala është e ftuar në emisionin ‘A’ në News 24, për të folur për eksperiencën si gazetare në gazetë dhe në televizion. Gjatë intervistës me gazetarin Adi Krasta, Lala tregoi edhe një paralajmërim që i ka bërë Fatmir Xhafaj kur ishte në postin e ministrit të Brendshëm.

Sipas Lalës, Xhafaj e kishte paralajmëruar se do i zhdukte të gjitha burimet si gazetare.

“Më tha, do t’i zhduk të gjitha burimet. Në fakt e kalova me batutë dhe të qeshur. Kemi qenë të ftuar në një darkë… Ne kemi informacione nga prokuroria që policisë nuk i interesojnë”, tha Lala.

“Sigurisht që nuk ia arriti sepse unë kam patur shumë lajme të rëndësishme sa ishte Xhafaj ministër”, shtoi Lala.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *