Arrestohet legjenda e futbollit, abuzoi seksualisht me një femër në tren

Lexo edhe:

Legjenda e futbollit Paul Gascoigne është akuzuar për sulmin seksual ndaj një gruaje që po udhëtonte me tren nga Yorku në Durham.

Ish-mesfushori i Anglisë u arrestua në stacionin e Durham më 20 gusht.

Policia britanike tha se 51-vjeçari është akuzuar për një sulm seksual dhe do të paraqitet në Gjykatën e ‘Newton Aycliffe’ më 11 dhjetor.

Paul Gascoigne fitoi famë ndërkombëtare gjatë Kupës Botërore të 1990.

Pasi u largua nga Newcastle United në 1988, ai pati sukses në skuadrat Tottenham Hotspur, Lazio dhe Rangers.

Në të kaluarën, ai ka patur probleme me alkoolin.

Lajmin për arrestimin e tij e konfirmoi zëdhënësja e Policisë Britanike, e cila tha se ish-mesfushori preku pa dëshirë femrën.

 

 

Lajme të lidhura

Para