Probleme në rrugë/ ARRSH tregon si është gjendja në akset problematike

Reshjet e vazhdueshme të borës kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore, e për këtë ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Ndërsa shprehet se të gjithë rrugët janë të kalueshme, ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes teksa lëvizin në akset problematike, ndërsa porosit që të respektohen rregullat e qarkullimit së bashku me udhëzimet e policisë rrugore.

Më tej ARRSH shprehet se duhet kujdes i shtuar nga ngricat për shkak të temperaturae të ulta, ndërsa jep informacion për situatën në akset problematike.

Njoftimi i ARRSH-së:

Ne aksin Prrenjas-Qafe Thane-Lin po punohet me 2 borepastruse.Ne aksin Pogradec-Qafe Plloce-Maliq jane 2 borepastruese. Ne aksin Maliq-Korce eshte ne veprim 1 borepastruese. Ne aksin Korce-Voskopoje 2 borepastruese. Ne aksin Korce-Kapshtice 4 borepastruese. Ne keto dy akse eshte punuar me intesitet te larte dhe ne keto momente eshte normalizuar situata.

Pavaresisht se reshjet kane filluar dhe ne aksin drejt Qafes se Malit dhe Fushe Arrezit, kalueshmeria vazhdon normalisht.

ARRSH u ben thirrje drejtuesve te mjeteve te tregohen shume te kujdesshem gjate udhetimit ne oret e nates dhe ne oret e para te mengjesit pasi ne segmente te caktuara mund te kete ngrica per shkak te temperaturave te uleta.

Shume e rendesishme qe te respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe udhezimet e punonjesve te policise ne terren.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here