“Nuk dorëhiqem dhe pikë”, kjo është arsye pse FSHF heziton të shkarkojë Panuçin

Edhe pse situata në Kombëtare është mjaft zhgënjyese për shkak të rezultateve, trajneri Kristian Panuçi refuzon të dorëhiqet. E paralajmëroi këtë pas humbjes së djeshme 4:0 me Skocinë në konferencën për shtyp.

“Nëse Duka nuk besoj tek unë jam i gatshëm të flasim”, ishin fjalët e 45-vjeçarit, duke treguar se nuk ka ndërmend të largohet pa përfunduar kontratën në qershor të vitit 2020.

Edhe federata duket se është në siklet sa i takon rolit të teknikut italian, pasi një shkarkim i mundshëm në mesin e edicionit do t’i kushtonte rreth 140 mijë euro, kur dihet se rroga e tij është 280 mijë në total.

Gjithsesi priten zhvillime, pasi dy palët mund të gjejnë edhe konsensus, ashtu siç ndodhi me De Biazin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here