Librazhd/ 25-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëqëlluar me çifte

Policia e Librazhdit bën me dije se një 25-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëqëlluar me çifte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Letëm.

25 vjeçari me iniciale L.Sh u gjet nga familjarët i vrarë me çifte në banesën e tij. Me gjithë përpjekjet për ta shpëtuar, kjo ka qenë e pamundur për shkak të plagëve që kishte marrë si dhe hemorragjisë.

Nga të dhënat e para rezulton se i riu ishte duke kaluar momente depresioni dhe në këto kushte ka ndërmarrë edhe vendimin fatal. Megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here