Kujdes nëse do të udhëtoni drejt Greqisë, ja njoftimi i rëndësishëm që jep pala greke

Pala greke ka njoftuar se në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek, nuk do të lejojet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të trasportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor.

Do lejohet kalimi i autoveturave por vetëm me zinxhirë.

Policia Kufitare, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë,  ta anullojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës për shkak të motit të keq.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *